SHKODER – Policia e Shkodrës ka arritur që të ngrejë dyshimet e parë mbi vrasjen e shtetasi Mehdi Kavaja një ditë më parë në Shkodër.

60 vjeçari dyshohet se mund të jetë vrarë për disa konflikte që kanë patur të afërmit e tij para shumë viteve, raporton BalkanWeb. Sipas burimeve policore mendohet se vrasje mund të jetë bërë me pagesë sepse autori nuk ka lënë asnjë gjurmë ndërsa ekzekutimin e 60 vjeçarit nuk e ka dëgjuar askush ashtu siç autori ka arritur të largohet pa u vënë re nga askush.

vrasje-ne-shkoder-1

Kjo është pista kryesore që ka policia për momentin ndërsa nuk përjashtohet edhe ndonjë pistë tjetër. Fillimisht u mendua se Mehdi Kavaja ka patur hemoragji por pas ekspertizës mjeko-ligjore u konstatua se ai kishte një vrimë në kokë dhe se ishte qëlluar me një plumb duke humbur jetën. Policia vijon hetimet për këtë ngjarje.

Ngjarja

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Shkodër. Viktima është Mehdi Kavaja rreth 60 vjeç, i cili është gjetur pa shenja jete në punishten e tij ne lagjen ‘Tophane’ të Shkodrës ku bënte riparime bravash të automjeteve. Gazetari Senad Nikshiqi raporton për “BalkanWeb” se familjaret e kanë gjetur 60-vjecarin pa shenja jete.

Fillimisht u mendua se vdekja e tij ka qenë për shkaqe natyrale, por pas hetimit të kryer nga ana e policisë dhe ekspertizës mjeko-ligjore rezulton se vdekja ka ardhur si shkak i dhunës se ushtruar ndaj tij.

Gjithashtu është konstatuar një vrimë në kokë dhe pas autopsisë është gjetur edhe një plumb brenda. Kane qene familjaret e tij qe kane gjetur 60-vjecarin të pa jete në punishten e tij dhe kanë njoftuar policinë e cila ka bëre edhe transportimin e trupit me anë të ambulancës në spitalin e Shkodrës.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: