KAVAJE- Të tjera detaje dalin në dritë nga shoqërimi i 7 punonjësve të Hipotekës në Kavajë. “BalkanWeb” mëson se ka qenë ora 09:30 kur policia ka ‘zbarkuar’ në godinën e Hipotekave, ndërsa ka hyrë në të gjitha zyrat.

Aktualisht në polici ndodhen Behxhed Pjeci, Ilir Kaja, Dritan Kazazi, Andi Gjecim, Dashamir Cullhai, Nezir Lecini si dhe Aida Kollçaku. Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton se të gjithë punonjësit e këtij institucioni janë shoqëruar me automjetet e policisë në komisariat për t’u marrë në pyetje lidhur me një rast abuzimi me regjistrimin e pronave, pasi ata dyshohen se kanë tjetërsuar prona publike kundrejt parave.

“BalkanWeb” mëson se ata po pyeten lidhur me funksionet e tyre për rastet në fjalë, ndërsa ende nuk bëhen të ditura detajet.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: