VLORE- ‘BalkanWeb’ nxjerr në dritë të tjera detaje nga krimi i rëndë në Vlorë, ku një 40-vjeçar vrau me sëpatë djalin e xhaxhait.

Ngjarja ndodhi në Gumenicë të Vlorës. Gazetari Enrik Mehmeti raporton për ‘BalkanWeb’ se Dilaver Veshaj dhe viktima A.Veshaj kishin një konflikt pronësie, ndërsa kishin debatuar shpesh herë bashkë. Ndërkohë, ditën e sotme pas një debati verbal mes dy kushërinjve, 40-vjeçari shkoi i tërbuar në shtëpi dhe aty mori një sëpatë, dhe më pas goditi disa herë 37-vjeçarin.

Ky i fundit ndërroi jetë disa momente më vonë. Pak pas krimit autori nuk tentoi të largohej, ndërsa priti policinë deri sa mbërriti në vendin e ngjarjes. Viktima dhe autori ishin fqinj. Sakaq, policia po heton rreth dokumentimit të plot të ngjarjes.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: