DIBER – Pas identifikimit të viktimës që u vra në oborr të shtëpisë në Dibër orët e para të mëngjesit të sotëm, gazetari Enver Doçi ka zbuluar për BalkanWeb detaje të tjera rreth ngjarjes së rëndë.

Sipas gazetarit, autorët e kanë patur  shumë të lehtë për ta bërë ekzekutimin, se banesa është në rrugën kryesore që të çon te rrethrrotullimi i Maqellarës.

“Autorët e kanë pasur të lehtë të largohen pasi e kanë vrarë me 3 plumba në gjoks. Kanë lënë disa gjurmë në oborrin e banesës, prandaj policia do mund të verifikojë autorët. Elsi Kosiqi kishte punuar disa kohë në Itali. Nuk ka qenë problematik me policinë, dyshohet se personat që kanë qëndruar me të, mund ta dinë autorin e ngjarjes. Kosiqi ishte i martuar me 3 fëmijë” mëson BalkanWeb.

Ngjarja

Një person është gjetur i vdekur orët e para të ditën e në oborrin e banesës së tij në Dibër.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Maqellarë dhe policia raporton se 32-vjeçari E.K. është vrarë me armë zjarri. Policia e Dibrës me të marrë njoftimin, ka shkuar në vendngjarje.

Janë ngritur pika kontrolli, si dhe po krihet e gjithë zona për identifikimin dhe kapjen e autorit të kësaj ngjarje.

Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar  prova të mundshme që mund të çojnë në zbardhjen e ngjarjes.

Grupi hetimor vijon hetimet  në vendin e ngjarjes.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb