TIRANE- Pas ‘kërcënimeve’ nga kryeministri Edi Rama për ndërprerjen e fondeve dhe largimin nga godina, Asambleja e Akademisë së Shkencave do të zhvillojë një mbledhje të jashtëzakonshme. Mësohet se mbledhja është caktuar të mbahet më 11 shtator.

Ndërkohë, dy ditë pas zgjedhjes së kryetarit të ri, Gudar Beqiraj dhe nënkryetarit, ku i fundit dha dorëheqje nga posti. Bëhet fjalë për Myzafer Korkutin, i cili dha sot dorëheqje.

NJOFTIMI
Kryesia e Akademisë së Shkencave me propozim të sekretarit shkencor thërret mbledhjen e jashtëzakonshme dhe të zgjeruar të asamblesë së Akademisë së Shkencave, me këtë rend dite:
1. Ngritjen e komisionit të akademikëve për të gjitha çështjet e reformës institucionale në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, me mandat të plotë përfaqësimi dhe negocimi nga asambleja e akademikëve.
Mbledhja do të zhvillohet ditën e hënë datë 11 shtator 2017, ora 11. 00 në sallën “Aleks Buda” në Akademinë e Shkencave.

“Merrni masa për pjesëmarrjen! Kryesia e Akademisë së Shkencave”, thuhet në njoftimin zyrtar të Akademisë së Shkencave.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: