Deti vazhdon të nxjerrë pako me drogë në Zakyntho të Greqisë. Konkretisht në vendin e quajtur “Porto Roma” është konstatuar teksa pluskonte 1 pako e madhe që permbante brenda 4 pako më të vogla me 20 kg marijuanë në total.

Kjo sasi është në vazhdën e një sasie droge që ka dalë prej 22 janarit në brigjet e Zakyntho-s, ku me sasinë e gjetur sot, sasia totale shkon ne 148 kg marijuanë.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: