SHBA- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati ka përgëzuar ish-ministren dhe ish-deputeten e PD-së Majlinda Bregu për detyrën e re si Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Bushati tha se duhet të shkojmë përtej emrave konkretë dhe se ky është një lajm i mirë për Shqipërinë dhe shqiptarët.

“Më krijohet mundësia që nëpërmjet Zërit të Amerikës të përgëzoj zonjën Bregu për këtë zgjedhje dhe njëkohësisht ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të kësaj nisme me të cilët kemi punuar fort për të arritur këtë rezultat. Shqipërisë i besohet një detyrë e rëndësishme. Duhet të mësojmë të shkojmë përtej emrave konkretë. Është një lajm shumë i mirë për Shqipërinë dhe shqiptarët”, deklaroi Bushati.

Bregu ka fituar zgjedhjet për pozicionin e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal dhe ka falënderuar gjithashtu dje ministrin Bushati. Bregu ka fituar përballë ish-kryeministrit dhe ministrit te jashtëm malazez, Igor Luksiç.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: