TIRANE– Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka kërkuar ndjekje penale për ish-anëtarin e Gjykatës Kushtetuese, Besnik Imeraj. Ky i fundit dha dorëheqjen në janar të këtij viti nga Gjykata Kushtetuese.

“Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, në bazë të nenit 281 të Kodit të Procedurës Penale, ka referuar pranë Zyrës së Prokurores së Përgjithshme të gjithë dokumentacionin që rezultoi nga hetimi administrativ gjatë procesit të rivlerësimit të ish-gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, zotit Besnik Imeraj.”, thuhet në njoftimin zyrtar të Komisionit të pavarur të Kualifikimit.

Kujtojmë se Imeraj dha dorëheqje nga detyra e tij më 31 janar të këtij viti, ndërsa largimin e cilësoi për arsyen personale. Emri i tij ishte ndër të parët në listën e anëtarëve të Kushtetueses që verifikoheshin nga organet e vettingut.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb