IRLANDE- Në një ceremoni martesore që është zhvilluar në Derry të Irlandës, dhëndri dhe miqtë e tij kanë lënë gojëhapur mysafirët me një valle të mrekullueshme.

Carlus McWilliams dhe shtatë shokët e tij nga shkolla e vallëzimit, për një kohë të gjatë nuk ishin takuar men njëri-tjetrin, po kishin vendosur që në këtë ceremoni ku do të ishin bashkë, të bënin diçka të veçantë.

Ata e kanë mbajtur të fshehtë nga familjarët dhe të ftuarit tjerë, si dhe nga nusja Maria e cila nuk ka ditur asgjë për këtë surprizë.

Ndërsa zhvillohej festa, ata kanë dalë në mes të sallës dhe kanë luajtur valle tradicionale, nën ritmet e një kënge irlandeze.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: