TIRANE – Në të gjithë botën, personat e prekur nga diabeti janë me miliona, por të diagnostikuarit janë edhe më pak. Ndërsa në vitin 2030 pritet, që njerëzit me diabet do të jetë pesë milionë.
Me rastin e ditës Botërore të Diabetit, më 14 nëntor, ekspertët e “Dole Nutrition Institute”, kanë shpërndarë një dekalog për të mbajtur nën kontroll këtë patologji. Nga kujdesi për peshën trupore tek aktiviteti fizik, duke kaluar tek ushqimet e zgjedhura. Ja cilat janë disa nga këshillat që duhet të ndqini për ta mbajtur nën kontroll diabetin:
1. Ndiqni dietën mesdhetare – Një dietë të pasur me fruta, perime, peshk dhe zarzavate mund të ndihmojë për të shmangur fillimin e sëmundjes.
2. Kujdes me peshën – Nëse jeni mbipeshë, humbisni edhe pesë kg për të reduktuar ndjeshëm rrezikun e diabetit duke përmirësuar mirëqenien e përgjithshme të trupit tuaj shkruan Shqip.
3. Ushqime – Ushqime si fruta, perime, bishtajore, drithërat, ndihmojnë për të kontrolluar nivelin e sheqerit në gjak.
4. Zgjidhni ushqime kryesore – Studime të shumta tregojnë se vitamina C dhe K, dhe magnezi mund të kufizojnë shanset e prekjes nga diabeti i tipit tip 2. Veçanërisht rekomandohet ananasi, perimet me gjethe jeshile të errët dhe avokado.
5. Bëni aktivitet fizik – Tridhjetë minuta në ditë ushtrime fizike janë të mjaftueshme për të kontrolluar peshën e trupit dhe nivelin e sheqerit në gjak.
6. Bëni analizat e gjakut – Mund të nxjerrin në pah ekzistencën e çekuilibrave, të cilat pastaj mund të çojnë në fillimin e sëmundjes. Një diagnoza e hershme, është në gjendje të vonojë ose të parandalojë zhvillimin e saj.
7. Vëmendje ndaj simptomave të mëposhtme – Konsultohuni mjekun tuaj nëse keni: etje të tepruar apo urinim të shpeshtë, humbje peshe drastike, vizion të paqartë dhe gjymtyrë të mpirë.
8. Nënshtrojuni kontrolleve periodike – Kontrollet në intervale të rregullta kohore, zvogëlojnë shanset e goditjes nga komplikimet më të rënda që lidhen me këtë sëmundje (mosfunksionim të veshkave, verbëri, dëme nervore). Për më shumë informacion kontaktoni me mjekun tuaj.
9. Kujdes me karbohidratet – Mundohuni të hani sasi të duhura të karbohidrateve në ushqim.
10. Informohu – Kontaktoni mjekun specialist për një recetë dhe një dietë të personalizuar, për të marrë këshilla të dobishme për aktivitet fizik ose këshilla të vlefshme për stresin dhe sugjerime të tjera në çdo faktor rreziku të sëmundjes.

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb