SHBA-Ai është i gjatë 47 metra dhe në të mund të udhëtojnë deri 43 persona. Ka dy dhoma gjumi dhe një sallë ngrënieje. Është avioni superluksoz Boing 757, i Donald Trump.

Miliarderi amerikan dhe presidenti i sapo zgjedhur i Amerikës e bleu këtë avion privat në 2011 dhe e ka përshtatur sipas shijeve të tij.

Në brendësi ka divanë dhe televizorë gjigand, lavamane dhe rripa sigurie të veshur me flori.

Boeing 757-200 jet, ka kushtuar 100 milion dollarë.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb