Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Dhuna ndaj kryetares së LSI dhe asaj të LRI në Pukë, policia jep version e saj

dguna ndaj sli

Policia e Shtetit ka reaguar në lidhje me ngjarjen e denoncuar sot në Fushë-Arrëz, për dhunë të ushtruar ndaj kryetares së LSI, Saimira Laçi dhe kryetarja e LRI­së, Romina Kuçi, në Pukë.

Por sipas Policisë, bëhet fjalë për një gjendje të fikëti që ka pasur njëra prej vajzave që është parë nga patrulla e përgjithshme e Policisë, në një automjet me xhama të zinj.

REAGIMI I POLICISE SE SHTETIT
Nisur nga informacionet që dispononte Komisariati i Policisë Pukë për automjete qe qarkullonin me xhama të errësuar dhe ofronin lekë në këmbim të votës në territorin e Njësisë Administrative Fushë Arrëz,policia lokale ka ushtruar kontrolle per te parandaluar kete fenomen.

Sot në orën 17:10 Patrulla e Përgjithshme në hyrje të qytetit Fushë Arrëz ka ndaluar një automjet tip ‘Ford’ me xhama të errësuar dhe i është kërkuar drejtuesit te mjetit, dokumentacioni.
Nderkohe dy zonja që udhëtonin në automjet janë prezantuar si anetare e nje subjekti politik dhe kandidate për deputete.

Pas prezantimit janë lejuar te vazhdonin levizjen. Por dy shtetaset kanë dalë nga automjeti dhe njëra prej tyre ka shfaqur gjendje të fiketi.

Ajo është derguar me automjet dhe personat me të cilin udhetonte në Qendrën Shëndetësore Fushë Arrëz dhe eshte ne gjendje te mire shendetesore.

Për të sqaruar dhe analizuar veprimet e punonjësve të Policisë në lidhje me ngjarjen është derguar në Pukë Zv.Drejtori Policisë Shkodër, përfaqësues të Drejtorisë së Standarteve Profesionale nga Drejtoria Përgjithshme Policisë Shtetit dhe SHÇBA.

Gjithashtu pak minuta me pare policia lokale ka shoqeruar dhe po merr deshmite e disa personave per te cilet shtetaset ne fjale u kane komunikuar drejtuesve te Policise Shkoder se i kane kercenuar per motive politike.

Për të sqaruar dhe dokumentuar ngjarjen po kryhen të gjitha veprimet hetimore të nevojshme duke bashkëpunuar me Task Forcën e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë.

(BalkanWeb)


Komente ( 12 )

  • Ruani qetesine edhe 1 jave se prap miq do jeni, Te rroje partia, VFLP.

  • Sic lexohet eshe nga versioni zyrtar i policis, zonjat kan pasur gjendje te fiketi , pse titulli eshte deformuar nga balkanweb?? Ose deklarata te paveverteta qe duan qe keqinformojn publikun dhe te nxjerin pretekste per te demtuar zgjedhjet.

  • Pashuk spiuni fol fol se ti je spiuni i keti vendi bashk me Alfred analfabetin .e Mati juden ..

  • Pacul spiuni ..se ti Pashuk Llulashi je ..ato dy zonjat Po shperndanin lek ne fshatin dardhe dhe ne fshatin xhath ..dhe nga frika se i zuri policia inskenuan kete histori te felliqur .sikur jane kreret e lsi hajduda

  • Burra pshurrsa… qe i dalin para dy vajzave.. tre cereku pukes asht mjelle me droge ka 4 vjet e policia si ka gjete.. e paska mbet puna te xhamat e zi.. se ata me xhama te bardh skane problem.. une sjam tifoz i lsi por kta policat tone vetem polica qe sjane.

  • Çfar lesh policie ke ne fushe Arrrez?
    Llesh Lasken 40 kg qe iken TT nga brezi?
    Apo Aleks Ndojn qe sherbim kryen me cel ne vesh. Pllumb Prenga dhendrri Akeks Ndojt qe mercedezi tij me xhama te zi lindron ne hund tije.
    Jan te lidhura zingjir punet ka Gjovalin Loken ” ombrell”
    Polici me shembull per veshje eshte KAQI ose Dhendrri HASIMES qe me kobure shet mollatar e tranguj.
    Polici hak kemi ne komandant Albert Zef Tuci ( qorri )

  • po pse vetem keta te lsi dhe te lri rrihen ikni se nuk i ham me keto palavra .keta te pd pse nuk rrihen ,keni humbur dhe qetesin dhe dashurin . o ruan rama sepse luan nuk je na beje si cyst kur ishe ne kualicion ofendoje bashkeqeveritesit sikur ishe padrino . po rama me qetesi dhe zgjuarsi ju a futi . do ndeshkoheni ju te fortet e shqiperis se ne nuk hame me bar , kur ti i flisje kryeministrit sikur e kishe ushtar po neve do na shtypje fare fute bishti neper shale dhe ik se po…ke lepur dushku.

  • xxx

    o popull mos u beni budallenj se kto jan lojra te kurdisura po vet nga lsi ,, si ka mundesi qe nuk po kercenohet nje i pd apo ps ,, lojra te pista te lsi,,,

  • A ka leje te leviz me xhama te Zinje Mercedezi Pllumb Prenges?

    Ku merr force nipi kryesipijuni Tuçit te ndaloj 2 vajza dhe jo gra siq komenton Policia Pukes ne Njiftim per shtyp ne news 24
    Gjate prezantimit deputetes LSI.

    Nga kush do hetohet ne Puke ,Task force e Djana Morines (Kasa) prokurore ,gruaja nje partiaku 24 karat P Socialiste? Gjelosh Kasa? Ëë ?

    Ky eshte shteti Ed Kokaines qe prish Zgjedhjet.

    Pal Doqit ti vije turp 1000 here sepse me Astrit Kuqin eshte probatin,pi gjak , dhe zonjushat i ka kusheriria.
    Kjo eshte fushat e Socialisteve te pa morlshem qe zen prit vajzave e motrave tona dikur 1946 nga diversantet.

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .