Në përfundim të ndeshjes mes Flamurtarit dhe Vellaznimit të luajtur për Superligën e Kosovës ka ndodhur një incident i rëndë.

Në sekondat e fundit të takimit portieri mik i Vellaznimit, Altik Muhaxhiri, shënoi golin e barazimit dhe kaq mjaftonte për të irrituar në maksimum tifozët vendas. Njëri prej tyre fillimisht goditi dy lojtarë me shufër metalike. Nga goditja një futbollist i Vëllaznimit mbeti i shtrirë në tokë.

Duke përfituar nga rrëmuja të tjera tifozë më pas uzurpuan fushën duke synuar të godasin me rradhë futbollistët kundërshtarë. Shenjat e “mikpritjes” janë dalluar edhe në autobuzin e skuadrës mike të cilit i janë thyer xhamat.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: