Sfida në kampionatin gjerman mes Hertha Berlin dhe Eintracht Frankfurt i ka tejkaluar kufijtë e sportit pasi përfundimi i 90-të minutave ka sjellë përplasje në rrugët e kryeqytetit mes dy tifozërive.

Kjo ka sjellë edhe pasoja pasi ka patur shumë të plagosur që janë transportuar për në spital, ndersa policia gjermane ka arrestuar 60 huliganë, raporton “Bild”.

Ndeshja ka përfunduar në favor të vendasve me rezultatin 2-0 dhe si duket ky rezultat nuk iu ka pëlqyer miqve të cilët kanë nisur edhe rrëmujat shumë afër stadiumit Olympiastadion.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb