MAT- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një shkollë të mesme të Matit, ku një nxënës ka mbetur i plagosur. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në shkollën e mesme “Haxhi Lata” të fshatit Suç, ku 17-vjeçari D. Lleshi, në vitin e dytë është rrahur dhe goditur me mjete të forta nga disa persona.

Sipas të dhënave, 17-vjeçari është konfliktuar për motive banale me një bashkëmoshatar të tij. Ka qenë ky i fundit që ka lajmëruar kushërinjtë nga Laçi, të cilët kanë shkuar në shkollën e mesme, kanë hyrë brenda dhe kanë dhunuar 17-vjeçarin D.Lleshi duke e qëlluar me mjete të forta.

Dyshohet se autorët kanë qenë të armatosur. Pas ngjarjes, prindërit e nxënësit të plagosur kanë bërë denoncim në polici, por autorët nuk janë identifikuar ende. Blutë e Matit po punojnë për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: