TIRANE- Klubi i Futbollit Tirana ka dënuar ashpër aktin e rëndë ku trajneri i U17 Migen Memellit ka rënë pre e dhunës.

Përmes një reagimi publik KF Tirana thekson se dhuna e ushtruar nga një prind i skuadrës që drejton Memelli meriton të dënohet.

Ndër të tjera klubi i ka ofruar mbështetje trajnerit, ndërsa ka paralajmëruar që të merren masa të tjera për të mbajtur sa me larg prindërit. Shkak për këtë sulm siç mëson “BalkanWeb” është bërë mospërfshirja e djalit të agresorit në 11-shen e titullarëve.

Fillimisht ai ka hyrë në fushë dhe e ka qëlluar trajnerin Memelli me grushte, ndërsa ky i fundit është kundërpërgjigjur për tu vetëmbrojtur. E në sherr e sipër agresori ka nxjerrë thikën për ta qëlluar, por fatmirësisht trajneri është shmangur, duke mos marrë asnjë plagë. Ndërsa tentonte ta qëllonte me thikë, agresori është dëgjuar të thotë: “Te pres fytin”. Pas këtij momenti trajneri ka bërë kallëzim penal në komisariatin nr.6 në kryeqytet.

REAGIMI I KF TIRANA
KF Tirana dënon ashper incidentin e ndodhur sot ne kompleksin stervitor “Skender Halili”. Dhuna verbale dhe fizike e ushtruar ndaj trajnerit te Tiranes U17, nga prindi i nje futbollisti ndaj Migen Memellit meriton dhe do te denohet. Klubi ka marre menjëherë te gjitha masat per te mbeshtetur trajnerin Migen Memelli. KF Tirana do te marre masa te tjera per te mbajtur sa me larg prinderit qe jo vetem demtojme femijet e tyre por cenojne integritetin e trajnereve dhe imazhin e nje klubi qe gjithmone ka funksionuar si nje familje e madhe.

Probleme te ngjashme jane hasur dhe ne te shkuaren dhe KF Tirana ka punuar gjithmone per te mbajtur larg prinderit nga femijet dhe problemet.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: