FIER-Një 80-vjeçar ka denoncuar në polici nusen e djalit pasi pretendon se kjo e fundit e dhunonte psikologjikisht. Burime zyrtare nga policia e Fierit bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasen me inicialet A.L., 47 vjeçe, e cila do të ndiqet penalisht.

Ndërkohë për të moshuarin me inicialet Sh.L., është plotësuar kërkesa për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes.

Komisariati i Policisë Fier
Më datë 16.06.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes të menjëhershëm për shtetasin Sh.L., vjeç 80, banuese në Fier, pasi dyshohet se nusja e djalit, shtetësia A.L., vjeçe 47, banuese në Fier, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Fier. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: