TIRANE- Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në kryeqytet, ku shefi i Regjimit të Burgut 313 ka rënë pre e dhunës barbare. Ngjarja në fjalë ndodhi në zonën mes Freskut rreth orës 06:30, në rrugën që të çon për Dajt.

‘BalkanWeb’ mëson se Bledar Pura është goditur me shkop bejsbolli, ndërsa tashmë ndodhet në spitalin ushtarak. Deri më tani ka dyshime se ngjarja ka ndodhur për shkak të detyrës.

Deri më tani nuk dihen autorët e ngjarjes, ndërsa policia po heton rreth identifikimit dhe kapjen e tyre.

Bledar Pura

NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 17.01.2018, rreth orës 08.00, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në vendin e quajtur zona e “Freskut”, një shtetas ndodhet i shtrirë. Menjeherë në vendgjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe Ambulanca ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se:

Në vendin e quajtur zona e “Freskut”, në afërsi të një pallati ështe gjendur i dëmtuar shtetasi B.P., 36 vjeç, ku sipas deklarimit të tij dyshohet se është dëmtuar nga 2-3 persona. Shtetasi B.P., është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb