SHKUP-Një Gjykatë në Maqedoni ka dënuar me 4 vite burg protestuesin që dhunoi deputeten e LSDM Radmilla Sheqerinska në trazirat që ndodhën në Kuvendin e Maqedonisë në 27 prill të këtij viti.

Sipas akuzës Pançe Angellov është ndër sulmuesit e parë që ka hyrë në Kuvend dhe bashkë me protestuesit e tjerë është drejtuar në qendrën e Kuvendit.

Ai fillimisht ka kërcënuar kreun e LSDM-së Zoran Zaev, e më pas ka dhunuar edhe Radmilla Sheqerinskën. I akuzuari tha se dënimi është shumë i lartë dhe se do të apelojë tek Gjykata e Apelit.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb