SARANDE-Një 21-vjeçar është arrestuar nga policia në Sarandë, pasi ka dhunuar dhe i ka grabitur celularin një adoleshenti.

Në pranga ka përfunduar Oltjan Lame, 21 vjeç, banues në fshatin Shalës, Konispol. Sipas policisë, ditën e djshme në fshatin Shalës, 21-vjecari ka ushtruar dhunë fizike duke e goditur me grusht shtetasin E.M., 17 vjeç, me qëllim vjedhjen e aparatit celular të tij tip “Samsung-Galaxy-S6”.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë në ngarkim të tij për veprat penale ”Dëmtime të tjera me dashje” dhe ”Vjedhja”.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: