ELBASAN- Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një të ri që ka dhunuar nënën e tij edhe pse ishte e pajisur me urdhër mbrojtje nga gjykata.

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan u arrestua në flagrancë shtetasi Aldo Sabriu, 25 vjeç banues në Elbasan.

Arrestimi i tij u bë pasi dje në banesë dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij, shtetases R.Sh., 51 vjeçe, e cila ka qenë e pajisur me urdhër mbrotje nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor më datë 27.06.2017.

Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprat penale “Dhunë në familje”, dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: