Ish-futbollisti i Real Madrid, Manchester City dhe Milan, braziliani Robinho, është dënuar me 9 vite burg nga gjykata e Milanos për shkak se ka sulmuar seksualisht në grup një vajzë 22-vjeçare nga Shqipëria, raportojnë mediat në Itali.

Ngjarja ka ndodhur më 22 janar të vitit 2013 në një nga ‘club-et’ e Milanos dhe së bashku me brazilianin fajtorë në krim janë edhe 5 bashkëpunëtorë të tjerë.

robinho

 

Në lidhje me këtë çështje ka hetuar prokurorja milaneze, Stefano Ammendola, e cila kërkoi arrestimin e ish-futbollistit të Milan që 1 vit e gjysmë pas ngjarjes. E reja fatkeqe në këtë çështje, asaj kohe 22-vjeçare, ishte njohur me sulmuesin në një restorant të Milanos, pasi i kishte tërhequr vëmendjen brazilianit.

Me të shoqëruar në shtëpi bashkëshorten e tij, Robinho u kthye me shokët e tij për një takim në një lokal milanez, me situatën që degjeneroi deri në përdhunim seksual në grup. Robinho u shpall fajtor për veprën penale, duke u dënuar me 9 vit burg, me vendim të gjykatës së Milanos. Me të njëjtën akuzë, Robinho u arrestua në 2009 edhe në Manchester City, për të dalë në liri me kusht, përpara se gjithçka të mbyllej.

Megjithatë, Sistemi Italian i Drejtësisë lejon ‘disa nivele apeli’, që do të thotë që aktgjykimi nuk mund të zbatohet derisa procesi i apelimit të përfundojë.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb