SHKUP– Policia e Maqedonisë ka arrestuar Igor Jug, autor i dyshuar për ngjarjet e dhunshme të 27 prillit në Kuvend. Igor Jug akuzohet si pjesë e grupit që ushtroi dhunë në Kuvend dhe se ka plagosur me mjete të forta kreun e LSDM, Zoran Zaev si dhe kryetarin e ASH Ziadin Sela.

Në videon e publikuar nga ngjarja e 27 prillit, Jug shihet i armatosur në sallën e konferencave për shtyp, në kohën kur turma është konfrontuar me deputetët e shumicës parlamentare duke ushtruar dhunë mbi ta.

Emri i tij ishte lakuar edhe në një intervistë të agjentit serb Goran Zhivalevic, i cili ishte gjithashtu prezent gjatë ngjarjeve të asaj nate në Kuvend. Për organet e rendit, Jug ka qenë i njohur edhe më herët dhe për të ekziston dosje për veprën penale “Grabitje”.
igor-2
sobranie-696x422
Igor-jug-Kuvend
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: