FIER- Policia e Fierit ka vënë në pranga një 29-vjeçar të akuzuar për dhunë në familje. Sipas të dhënave zyrtare është arrestuar shtetasi Jurgest Shala, pasi ndaj tij kanë denoncuar prindërit, të cilët kanë deklaruar në polici se djali i tyre i ka dhunuar sistematikisht.

Mësohet se 29-vjeçari Shala është dënuar dhe më parë për ‘Dhunë në familje’. Materialet hetimore në ngarkim të tij i kanë kaluar Prokurorisë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: