SHBA– “Diamanti i paqes”, u nxor në ankand në New York, për një çmim prej 6.5 milionë dollarë. Guri i çmuar prej 709 karatësh u ble nga Laurence Graff, president i Graff Diamonds.

Siç raporton BBC, gjysma e të ardhurave nga shitja do të investohen, për të përmirësuar jetën e fshatit të vogël të Koryardu në Sierra Leone.

Ishte pikërisht në këtë fshat ku dhe u nxor diamanti gjigant.

Gjetja e tij bëri bujë, ashtu sikundër dhe shitja në ankand me një çmim kaq të shtrenjtë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: