Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Diaspora maqedonase: Miratimi i ligjit për Gjuhën Shqipe do të ndajë Maqedoninë

jj

Diaspora e bashkuar maqedonase ka reaguar ashpër kundër Ligjit i cili pritet të avancojë përdorimin e gjuhës shqipe në Maqedoni.

Sipas tyre, ky ligj ndihmon enklavizimin dhe ndarjen e Maqedonisë në linja etnike, njofton agjencia e lajmeve INA.

Diaspora Maqedonisë, 30 për qind të shqiptarëve i quan pakicë kombëtare, ndërsa i fton maqedonasit që të bashkohen për një gjuhë të vetme zyrtare- gjuhën maqedonase.

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot do të mbajnë seanca, Komisioni për sistem politik dhe marrëdhënie midis bashkësive, dhe Komisioni për kulturë.

Komisioni për sistem politik dhe marrëdhënie midis bashkësive do ta vazhdojë debatin rreth Projekt-ligjit për përdorimin e gjuhëve.

Debati rreth përdorimit të gjuhëve në këtë çështje filloi pardje, pasi mori dritë të gjelbër nga Komisioni për çështje evropiane.

(BalkanWeb)


Komente ( 2 )

  • Keta te diaspores maqedonase ne vend qe te behen shembull me shqipetaret dhe te kerkojne Greqise qe te bejne te njejten gje, pasi do te ju interesonte per veten e tyre, ngaqe shumica e kesaj diaspore eshte debuar nga Maqedonia qe eshte ne Greqine e sotme.
    Po keta jane njelloj me ata qe i perzune dhe kane te njejtin mentalitet, prandaj dhe s’bejne dot bashke.
    Shqiptaret duhet me patjeter te behen bashke per gjuhen dhe t’u japin leksionin e duhur ketyre dhe te tjereve te ngjashem.
    Shqiptaret jane ne kohe kritike ne rajon dhe kjo kohe kritike duhet te perdoret me efikasitet dhe me mencuri.
    Mallkuar qofshin ata qe shiten dhe nuk mendojne te nesermen e popullit te tyre.
    A thua do t’i marrin ne varr parate?
    Pse ai qe te paguan budall eshte?
    Pse nuk i thoni atij qe ju paguan se t’i jap une ty aq para bile edhe me teper, po te bejme te kunderten e asaj qe kerkon nga une?
    Kur te shikoni me vemendje qe kunderoferta juaj do te hidhet poshte edhe nese ju e dhjetefishoni, atehere do te shikoni nese keni sy dhe kuptoni nese keni mend se sa poshte keni rene dhe se po perdoreni si lecke apo si kamxhik.
    Shqiptaret e mi shprehja “O sot o kurre” asnjehere me pare nuk ka pasur vleren qe ka sot. Ju lutem te mos e leme zogun te na iki nga dora, pasi po iku nuk kthehet me.

  • Shqypni etnikeeeeeeeeeeeeeeeeeeeee 100%.

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.