Diaspora e bashkuar maqedonase ka reaguar ashpër kundër Ligjit i cili pritet të avancojë përdorimin e gjuhës shqipe në Maqedoni.

Sipas tyre, ky ligj ndihmon enklavizimin dhe ndarjen e Maqedonisë në linja etnike, njofton agjencia e lajmeve INA.

Diaspora Maqedonisë, 30 për qind të shqiptarëve i quan pakicë kombëtare, ndërsa i fton maqedonasit që të bashkohen për një gjuhë të vetme zyrtare- gjuhën maqedonase.

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot do të mbajnë seanca, Komisioni për sistem politik dhe marrëdhënie midis bashkësive, dhe Komisioni për kulturë.

Komisioni për sistem politik dhe marrëdhënie midis bashkësive do ta vazhdojë debatin rreth Projekt-ligjit për përdorimin e gjuhëve.

Debati rreth përdorimit të gjuhëve në këtë çështje filloi pardje, pasi mori dritë të gjelbër nga Komisioni për çështje evropiane.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: