Shënimi i një goli në Kampionatin Botëror Rusi 2018 do të jetë një mision i pamundur për argjentinasit Paulo Dibala dhe Mauro Icardi.

Trajneri i kombëtares argjentinase, Jorge Sampaoli la të kuptohej në konferencën për shtyp që u zhvillua në prag të zhvillimit të ndeshjes miqësore mes Argjentinës dhe Italisë në Manchester, se sulmuesi i Juventus, Dibala dhe kapiteni i Interit, Mauro Icardi, me shumë mundësi nuk do të jene pjesë e kombëtares së Argjentinës, në Rusi 2018.

Nga fjalët e tij, Sampaoli ishte i qartë duke u shprehur se të dy sulmuesit do ta kenë të vështirë të përfshihen në listën me 23 lojtarë që do të udhëtojnë në botërorin e Rusisë.

Mauro Icardi

“Kur mora drejtimin e Argjentinës, Icardi ishte i përzgjedhuri, shpjegon Sampaoli, por me kalimin e kohës dhe ndeshjeve, kuptuam se kishte një diferencë të madhe të performancës së tij me Interin, krahasuar me ato të kombëtares.

Pak a shumë e njëjta situatë është dhe me sulmuesin e Juventus, Paolo Dibala.
“Ne menduam se Dibala ishte një lojtar klasi. Gjithnjë e kam thirrur në kombëtare, përveç kësaj here, ne do të shikojmë nëse dikush në ekip mund të performojë më mirë se ai”.

Trajneri i ekipit argjentinas ka thurur elozhe për sulmuesin e Juventus, Gonzalo Higuain, duke e cilësuar atë si një nga lojtarët më të mirë në botë, shkruan atsh.

Përsa i përket shanseve për të fituar kompeticionin e kupës së botës, Sampaoli nuk e fsheh entuziazmin duke u shprehur se Argjentina është një prej favoriteve për ta fituar, pasi Lionel Messi është pjesë e skuadrës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb