TIRANE- Sot në kuadër të operacionit të koduar “Xhiroja e Fundit” nga ana e Specialistëve të Sektorit për Krimet e Rënda në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Dibër në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit te Policisë Bulqizë u bë e mundur kapja e shtetasit te shumëkërkuar: Mirdash Osmani, 34v vjeç , banues në fshatin Gjoricë komuna Gjoricërrethi Bulqizë.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Dibër ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” ndaj tij, si autor i dyshuar për veprat penale “Vrasje me paramendim” mbetur në tentativë kryer në bashkëpunim parashikuar nga nenet 78-22-25 te Kodit Penal.

Ky shtetas dyshohet se më datën 10.11.2014 ka porositur për të kryer vrasjen shtetasit F.A, vrasesit me pagese B. L., e L.XH dhe V.C, të cilët janë kapur në flagrancë nga ana e Specialistëve të Sektorit për Krimet e Rënda në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: