DIBËR-Një ditë pasi e djathta akuzoi se e majta po blen votat dhe se po kërcënon mësuesit të votojnë kandidatin e majtë, Muharrem Rama ka zhvilluar një takim me të rinj dibranë.

Në ambientet e Qendrës së Edukimit dhe Kulturës, kandidati i së majtës për Bashkinë e Dibrës Muharem Rama zhvilloi sot një takim me të rinjtë e qytetit të Peshkopisë, duke i ftuar këta të fundit të votojnë me dinjitet dhe pa rënë pre e provokimeve.

“Kërkojmë nga ju që të votoni të lirë, të votoni me dinjitet, të votoni në mënyrë demokratike. Nuk duhet të bini pre e asnjë provikimi nga kampi kundërshtar sepse ata po e ndjejnë humbjen e thellë dhe nuk duhet të bini pre e provokimeve. Takohuni me njerëz, me miq, me shokë e dashamirës që të marrin pjesë masivisht në votime”, u shpreh kandidati Rama.
Ai tha se rinia ka mendime të vyera për zhvillimin e Bashkisë, zhvillimin e eknomisë dhe zhvillimin e Dibrës. “Pas fitores së bashkisë do të ulemi e të bisedojmë për problemet dhe hallet e Dibrës. Ju jeni mendime tepër të vyera për zhvillimin e Dibrës. Kërkoj nga ju mbështetje dhe bashkim që kësaj rradhë ta fitojmë këtë bashki që ta bëjmë një bashki me standard evropiane”, nënvizoi Rama.

Kandidati i së majtës tha se rinia dibrane do të bëjë zgjedhjet e duhur për të realizuar një fitore të thellë.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: