DIBER- Një 28-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Dibrës ditën e sotme, pasi akuzohet se ka kanosur për shkak të detyrës një oficer antidroge. Erald Çibaku, 28 vjeç, banues në Peshkopi, dyshohet se ka tentuar të vrasë me sëpatë specialistin e seksionit për narkotikët në drejtorinë e policisë, N.S.

“Në vendin e quajtur “Ish shtëpia e pritjes”, në qytetin e Peshkopisë, ky shtetas nëpërmjet një mjeti “Sopatë, ka kanosur seriozisht për vrasje për shkak të detyrës , Specialistin e Seksionit për Narkotikët në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Dibër , oficerin e policisë N.S.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas policisë së Dibrës, 28-vjeçari është arrestuar në flagrancë, ndërsa është sekuestruar sëpata në cilësinë e provës materiale.

Ndërkaq, materialet i kanë kaluar Prokurorisë së rrethit për procedim të mëtejshëm penal.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: