Nga: Fatmir Popja

CERRIK- Luhatjet e tensionit të energjisë elektrike janë kthyer në makth për qindra familje në një lagje te qytetit te Cerrikut. Gjatë pasdites së enjte shkëputja e papritur e energjisë elektrike ka bërë që në një pjesë të konsiderueshme të familjeve të lagjes nr. 3 të qytetit të Cërrikut të digjen pajisjet elektroshtëpiake.

Situata ka alarmuar banorët, të cilët kanë dalë në rrugë dhe kanë kërkuar ndihmë si dhe kanë denoncuar në media demin e shkaktuar nga luhatjet e energjisë elektrike. Pjesëtarët e familjeve të dëmtuara rrëfejnë se situata paraqitet problematike prej javësh, kur kryesisht gjatë orëve të natës energjia shkëputet pa asnjë paralajmërim dhe, në rastet e kthimit të saj tensioni i lartë shkatërron tërësisht pajisjet elektroshtëpiake.

Në mungesë të interesimit të punonjësve të CEZ, banorët kërkojnë dëmshpërblim për pajisjet e dëmtuara. Ndërkaq nga ana e saj OSHEE Elbasan e pyetur rreth pretendimeve të ngritura nga dhjetëra familje të lagjes nr. 3 të qytetit te Cërrikut ka bërë të ditur se ka patur një djegie të transformatorit të kësaj lagjeje, por nuk ka asnjë ankese për djegie pajisjesh elektroshtepiake.

OSHEE ndërkaq po punon për riparimin e shpejte të transformatorit të djegur, ndërsa te gjithë ato familjarë qe pretendojnë se janë dëmtuar nga luhatjet e tensionit sipas OSHEE Elbasan duhet me patjetër të bëjnë ankese të detajuar tek Shërbimi Kujdesi për Klientin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb