KORÇE- Një automjet është djegur duke u zbardhur e enjtja në Korçë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.4 të qytetit, në orët e para të mëngjesit.

“BalkanWeb” mëson se mjeti tip furgon ka qenë i parkuar para banesës së pronarit, Leontiv Prethi. Ky i fundit u shpreh për “BalkanWeb” se mjeti përdorej nga dhëndri i tij. Nga të dhënat paraprake dyshohet se zjarri mund të ketë qenë i qëllimshëm.

“Furgonin e nget dhëndri im. Me atë mban familjen. Është hera e dytë që ndodh, pasi para njq muaji ma vodhën tani ma dogjën. Dyshoj që ka qenë zjarr i qëllimshme. Ekspertet na thane qe mund t’i jete hedhur nafte për ta djegur. Nuk e dimë pse, presim që policia ta zbardhe ngjarjen”, pohoi Leontiv Prethi për gazetaren Iris Rezhda. Ndërkohë, policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
fugoni i djegur

fugoni i djegur 2

fugoni i djegur 3
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb