Në Kushtetutë ka zbazëtirë, presidenti ka të drejtë të vetos
suspenzive, mund të fitojë në kohë apo të stopojë ndonjë ligj të hyjë
në fuqi, por pasi që ligji për herë të dytë do të hyjë në procedurë
kuvendore, ai është i obliguar ta nënshkruajë, ndërsa ne tani kemi
president, i cili nuk e respekton këtë obligim.
Këtë e porositi sonte ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov në
intervistë për Top tema, duke u përgjigjur në pyetjen nëse
marrëveshja mund të vlejë edhe pa nënshkrimin e presidentit Gjorge
Ivanov.
Dimitrov theksoi se në disa kushtetuta ka afat deri në të cilin, një ligj i
caktuar, nëse nuk nënshkruhet, konsiderohet se është i nënshkruar.
Minsitri theksoi se për marrëveshjen megjithatë në fund do të
deklarohen qytetarët në referendum dhe se nëse Ivanov nuk e
nënshkruan ligjin, ndërsa qytetarët i japin mbështetje marrëveshjes,
ai do të gjendet në pozitë mjaft të palakmueshme.

“Nëse epilogu nga referendumi do të jetë i suksesshëm, në kushte të
vullnetit të shprehur të drejtpërdrejtë të qytetarëve, për presidentin
do të ishte mjaft vështirë të mos e nënshkruajë ligjin për ratifikim, ai
atëherë do të shkojë kundër vullnetit të qytetarëve. Ndoshta këtu
është shpresa se ligji do të nënshkruhet. Dinamika politike është e
tillë, nëse në kushte të tilla nuk e nënshkruan, ai do të shkelë tre
gjëra, vullnetin e qytetarëve, anëtarësimin në NATO dhe të ardhmen
evropiane, kjo është një përgjegjësi tejet e madhe”, shtoi ai.

Dimitrov theksoi se në përgatitje janë edhe konkluzionet nga samiti i
BE-së, fillimisht në Këshillim për punë të përgjithshme në Luksemburg
në nivel të ministrave, ndërsa pastaj në nivel të liderëve të vendeve
anëtare dhe shtoi se ka edhe disa ditë deri në harmonizimin e
konkluzioneve nga samiti, i cili do të mbahet nga fundi i muajit.

“Është shumë me rëndësi të sillet vendim politik për fillimin e
negociatave pas rekomandimit të nëntë dhe pas 13-të vjetëve status
kandidat, aq kohë të gjatë ishim në dhomën e pritjes për shkak
çështjes së emrin. Jemi në rrugë të mirë ta zgjidhim, edhe pse ka ende
hapa dhe shumë është me rëndësi të gjitha vendet anëtare ta njohin
këtë mundësi historike”, tha shefi i diplomacisë. /zhurnal

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb