Të enjte Skënderbeu do të presë Dinamon e Kievit në takimin e parafundit të vlefshëm për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve. Korçarët do të ndeshen me skuadrën më të fortë të Grupit B, e cila në 4 takime ka arritur të grumbullojë 10 pikë. Bardhekuqtë e Ilir Dajës nuk do të kenë në këtë përballje mbështetjen e tifozëve për shkak të dënimit nga UEFA në ndeshjen me Partizanin e Beogradit, por për korçarët nuk do të mungojnë elementët favorizues. Skuadra e Dinamos së Kievit është matematikisht e kualifikuar në fazën tjetër dhe nuk ka ndërmend të lodhë yjet e skuadrës.

Për këtë arsye, klubi njoftoi se ka ndryshuar axhendën e udhëtimit në Shqipëri, me skuadrën që do të zbarkojë në Tiranë vetëm gjatë pasdites së të mërkurës. Drejtuesit e Dynamos së Kievit vendosën të mos zbresin në fushë për stërvitjen zyrtare përpara ndeshjes, por ekipi do të zhvillojë një seancë të lehtë në kryeqytetin ukrainas përpara udhëtimit. Arsyet janë të ndryshme: nga distanca e madhe, prej më tepër se 1,300 kilometra që natyrshëm shkakton lodhje te futbollistët, për të vijuar me faktin se pasi hipotekuan kualifikimin në Europa League, tashmë në Kiev po i përqendrojnë forcat në kampionat, aty ku Dinamo po lufton për titullin me Shakhtar Donetsk.

Të mërkurën në Tiranë do të zhvillohet vetëm konferenca për shtyp e trajnerit Khatskevich, ndërsa ukrainasit do të largohen nga vendi ynë ditën pas ndeshjes, pra të premten. Kjo bën që Dinamo e Kievit të qëndrojë tre ditë në Shqipëri, ku nuk do të kryejë asnjë seancë stërvitore. Nga kjo situatë mund të përfitojë Skënderbeu. Korçarët që kërkojnë fitoren e parë në këtë edicion të Europa League, të vetëdijshëm se suksesi do ti mbante në garë për vendin e dytë dhe kualifikimin eventual në fazën me eliminim direkt.
Burimi:http://www.panorama.com.al/sport/dinamo-e-kievit-per-piknik-ne-shqiperi-zbardhet-axhenda-e-ukrainasve/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: