Skënderbeu për pak mund t’ia kishte arritur të bënte mrekullinë në Kroaci teksa udhëhiqte takimin deri në minutat e fundit 0-1 kundër Dinamos së Zagrebit.

Skuadra shqiptare për habinë e të gjithëve dominoi pothuajse gjatë gjithë pjesës së parë, madje në minutën e 10-të ishtë arbitri anësor protagonisti i mohimit të golit të avantazhit. Gjithsesi loja e mirë e Skënderbeut u shpërblye në minutën e 37-të kur pas një asisti të Gavazajt, Latifi dërgoi pas dy tentativave topin në rrjetë duke gëzuar pamasë tifozët.

Në pjesën e dytë ekipi korçar uli ritmin duke i lënë në dorë vendasve administrimin e lojës. Tentavivave përgjatë gjithë 45-së minutëshit të Dinamos së Zagrebit arriti ti përgjigjej mjaft mirë portieri Orges Shehi, por minutat shtesë do të tregoheshin të pamëshirshme për gardianin e portës shqiptare. Në të 94-ën futbollisti Henriquez arriti të kalojë topin pas shpinës së Shehit duke prishur atë rezultat fantastik të pak çasteve më parë.

Gjithsesi Skënderbeu largohet i lumtur nga stadiumi “Makssimir” pasi ka marrë një rezultat pozitiv duke parë se takimi i parë u luajt në fushë të huaj dhe për më shumë arritën të shënonin një gol. Ndeshja e kthimit luhet më 24 gusht në “Elbasan Arena”.

Dinamo Zagreb- Skënderbeu 19:00

Dinamo Zagreb: Livakoviç, Stojanoviç, Benkoviç, Sigali, Lecjaks, Doumbia, Moro, Gojak, Çoriç, Hoxhiç, Fernandes.

Trajner: Mario Cvitanoviç

Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Radas, Jashanica, Mici, Osmani, Lilaj, Nimaga, Gavazaj, Latifi, Soue.

Trajner: Ilir Daja

Gjyqtar: Andris Treimanis

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb