Dinamo ka arritur të marrë fitoren e parë në javën e dytë të kampionatit në Grupin A të katëgorisë së parë. Kryeqytetasit kanë mundur në Pezë skuadrën e Erzenit falë një gabimi të portierit Mario Dajsinani i afruar me shumë bujë ditën e fundit të merkatos nga skuadra e Skënderbeut.

Në një takim ku goli dukej shuma larg duhet të vinte minuta e 63-të ku pas një topi të gjatë nga prapavija, Dajsinani doli në mënyrë të pasigurt nga katërkëndori i tij dhe Sallaku, pasi mbrojti sferën ia kaloi Çotës i cili e dërgoi pa vështirësi në rrjetën e boshatisur.

Ky episod rezultoi deçiziv për ndeshjen pavarësisht tentativave të shijakasve duke i barazuar me 3 pikë të dy skuadrat pas javës së dytë në kampionat.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb