Keni ndonjë palë këpucë që ju pëlqejnë shumë, por janë ju vrasin këmbët pasi janë të ngushta. Ja disa metoda se si mund t`i zgjeroni ato.

Alkooli
Përzieni sasi të barabartë uji dhe alkooli dhe me atë tretje spërkatni brendësinë e këpucëve dhe fërkoni. Pastaj mbathni çorapë të trasha dhe rreth gjysmë ore shëtisni nëpër dhomë.

Tharësja e flokëve
Me tharëse flokësh ngrohni këpucën rreth një minute, derisa lëkura të zbutet, pastaj mbathni bashkë me çorapë të trasha dhe shëtisni nëpër shtëpi derisa këpucët të ftohen. Kjo këshillë vlen vetëm për këpucët nga lëkura.

Frigoriferi me ngrirje të thellë
Në vend që t’i ngrohni, mund të zbatoni ftohjen. Qesen për grirje mbusheni me ujë, futeni në këpucë dhe këpucët pastaj futini në frigorifer. Uji do të shndërrohet në akull dhe kështu do të zgjerohen këpucët.

Patatet

Patate të madhësisë mesatare qërojini dhe futini në këpucë, duhet të qëndrojnë tërë natën. Këpucët e ngushta në mëngjes do të jenë më të gjera dhe dukshëm më të këndshme për t’i mbathur.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: