TIRANË- Dora e fashuar e Ministrit Arben Ahmetaj, binte në sy më shumë se vetë ai në seancën e sotme parlamentare, jo vetëm për shkak të përmasave të trupit. Një fasho e madhe e bardhë e kishte përfshirë të djathtën e ministrit të majtë, duke nxitur hamendjet e fansave të bëmave të tij të njohura.

Dikush tha se, duke qenë ekstremist në kohën e Berishës së parë, Rama i ka kërkuar ta harrojë të djathtën dhe Ahmetaj e ka kuptuar shprehjen siç duhet. Dikush tjetër thoshte se nuk ka të bëjë me idetë, po me materien. Duke qenë biznesmen që është mësuar t’i marrë shtetit për llogari të xhepit, Rama i ka kërkuar të japë prova që nuk do ta bëjë këtë herë. Një version tjetër ishte se është dëmtuar në palestrën e femrave ku bën stërvitje. Versioni më i besueshëm ishte ai që ngjan me të dytin, por nuk përfundon ashtu. Vërtet Ahmetaj është mësuar t’u marrë shtetit për llogari të xhepit, por Rama nuk e ka ndaluar, ka marrë më shumë se ç’mund t’i mbante dora.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb