TIRANE– Policia e Tiranës ka marrë masat për garantimin e rendit dhe sigurisë publike për zhvillimin e aktiviteteve që do të zhvillohen më datë 14 Mars 2017 me rastin e festës së Ditës së Verës. Si rezultat i masave të ndërmarra do të bllokohen disa akse rrugore, ndërsa policia kërkon mirëkuptimin e qytetarëve.

Për mbarvaitjen dhe shmangie e incidenteve të mundëshme, do ketë bllokim rrugësh, si më poshtë:

• Nga ora 22:00, e datës 13.03.2017, deri në orën 23:00 të datës 14.03.2017, do të bllokohen këto segmente rrugorë:

– Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi me Sheshin “Skënderbej” deri në kryqëzimin me bulevardin “Zhan D’Ark”
– Rruga “Myslym shyri”, nga kryqëzimi me Rrugën “Ibrahim Rugova” deri tek kryqëzimi bulevardin “Dëshmorët e Kombit”,

• Nga ora 07:00, e datës 14.03.2017, deri në orën 24:00 të datës 14.03.2017, do të bllokohen këto segmente rrugorë:

– Rruga “Hoxha Tahsim”, nga kryqëzimi me rrugën “Beqir Luga” deri tek Sheshi “Avni Rustemi”
– Rruga “Luigj Gurakuqi”, nga Sheshi “Avni Rustemi” deri tek kryqëzimi me Rrugën e “Barikadave”

• Nga ora 10:00, e datës 14.03.2017, deri në orën 24:00 të datës 14.03.2017, do të bllokohen këto segmente rrugorë:

– Sheshi “Nënë Tereza”
– Rruga “Brigada e VIII”, nga kryqëzimi me rrugën “Ibrahim Rugova” deri tek kryqëzimi me Rrugën “Vaso Pasha”
– Rruga “Pjetër Bogdani”, nga kryqëzimi me rrugën “Vaso Pasha” deri tek kryqëzimi me Rrugën “Ibrahim Rugova”

Policia e Tiranës ka marrë të gjitha masat per sigurinë e aktiviteteve.

Kërkojmë mirëkuptimin e të gjithë qytetarëve gjatë kohës së zhvillimit të aktiviteteve, si dhe i bëjmë thirrje të shmagin sa më shumë përdorimin e mjeteve gjatë ditës së nesërme.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb