Në Ditën Ndërkombëtare të Vajzës, dy agjenci të Kombeve të Bashkuara -UNFPA dhe UNICEF – së bashku me Bashkinë e Librazhdit nisin muajin e ndërgjegjësimit rreth shëndetit të grave,duke u thënë “JO” martesave të fëmijëve. Aktorë vendorë vënë në dukje se gjatë viteve të fundit janë shtuar martesat e hershme në Librazhd.

Ndonëse Shqipëria është angazhuar për t’u dhënë fund martesave të fëmijëve deri në vitin 2030, siç përcaktohet në Synimin 5.3 të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (OZHQ-të),sot për sot politikat publike në Shqipëri nuk përmbajnë veprime specifike, për t’iu përgjigjur kësaj shkeljeje të të drejtave të fëmijëve.

Koha për të vepruar është tani! Veprimtaria e sotme në Librazhd synon të rrisë ndërgjegjësimin, të bashkërendojë përpjekjet e aktorëve vendorë dhe të vërë theksin te nevoja e ngutshme që ka Shqipëria, përtë forcuar kuadrin ligjor kundër martesave të fëmijëve. Vendi duhet të hartojë politikat e duhura në nivelin e qeverisjes qendrore dhe asaj vendore për ta trajtuar këtë çështje.
Nxitja e shkollimit të vajzave, ofrimi i kujdesit shëndetësor, përfshirja dhe edukimi i prindërve dhe familjeve për rreziqet e martesave të hershme, mbështetja ekonomike, dhe investimi te vajzat adoleshente, janë masa thelbësore për uljen e numrit të martesave të fëmijëve si dhe mbrojtjen e të drejtave të barabarta për djemtë dhe vajzat.
Në nivel botëror, vajzat e martuara nën moshën 18-vjeçare kanë më shumë gjasa që të përballen me probleme sociale dhe shëndetësore. Ato kanë gjasa të jenë më pak të arsimuara, të papuna, të përjetojnë dhunë, abuzim dhe marrëdhënie seksuale pa dëshirën e tyre, të kenë më pak mbështetje ligjore dhe të vuajnë nga izolimi dhe problemet psiko-sociale.
Në Shqipëri, studimet më të fundit të kryera nga Observatori për të Drejtat e Fëmijëve në Korçëdhe Vlorëvënë në dukje se, ndryshe nga ç’mendohet, martesat e fëmijëve nuk i ndihmojnë vajzat të shkëputen nga cikli i varfërisë, por i bëjnë ato dhe fëmijët e tyre edhe më të varfër: Mbi 70% e vajzave të martuara kanë përfunduar vetëm arsimin 9-vjeçar dhe pothuaj po aq prej tyre e kanë të pamundur të gjejnë një vend pune;mbi 10% e tyre divorcohen pasi janë martuar; 64%bëhen me fëmijë para se të arrijnë për vete moshën madhore.
Kombet e Bashkuara në Shqipëri po bashkëpunojnë me qendrën “Vepro për Shoqërinë” dhe “Observatorin për të Drejtat e Fëmijëve”– anëtarë të Platformës së Shoqërisë Civile “Zëri i të Rinjve” – për të promovuar të drejtat e vajzave në Shqipëri.

Fakte për vajzat 10-vjeçare

– Fuqizimi i vajzave si dhe investimet në arsim dhe shëndetësi mund të trefishojnë të ardhurat e vajzave gjatë jetës së tyre dhe si rrjedhojë,të përmirësojnë rritjen ekonomike të vendit.

– Çdo vit më shumë shkollë që kryejnë vajzë, mund të rritet me 10 për qind pagën e saj gjatë jetës.

– Rreth 47,700 vajza nën moshën 18-vjeçare në vendet në zhvillim, rrezikohen çdo ditë të martohen që fëmijë.

– 1 në 3 vajza braktisin shkollën e mesme për shkak martese.

– Vajzat, shpesh që nga mosha 10-vjeçare, bien pre e abuzimeve të panumërta, si: pabarazia gjinore, martesat e hershme, gjymtimet e organeve gjenitale, marrëdhëniet seksuale me dhunë, shtatzënia e padëshiruar dhe mohimi i arsimimit.

– Çdo 10 minuta, një vajzë adoleshente vdes për shkak të dhunës.

– HIV/SIDA është shkaku kryesor i vdekjeve të vajzave adoleshente të grupmoshës 10-19 vjeç. Vetëvrasja është shkaku i dytë.

– 16 milionë vajza të grupmoshës 6-11 vjeç nuk do të shkojnë kurrë në shkollë. Kjo shifër është sa dyfishi i numrit të djemve.

Mesazhe kyç për Ditën Ndërkombëtare të Vajzave:

– #FreedomForGirls (Liri për vajzat)do të thotë akses në kujdesin shëndetësor

– #FreedomForGirls (Liripërvajzat)do të thotë hapësirë e sigurt në situata emergjence

– #FreedomForGirls (Liri për vajzat)do të thotë arsimim, edhe në situata konflikti

– #FreedomForGirls (Liri për vajzat)do të thotë të kem mundësi të njëjta me vëllezërit e mi

– #FreedomForGirls (Liri për vajzat)do të thotë e drejtë për të zgjedhur se kur dhe me kë të martohesh

– #FreedomForGirls (Liri për vajzat)do të thotë të kesh banjë në shkollë

– #FreedomForGirls (Liri për vajzat)do të thotë që zëri im të dëgjohet

– #10changes (10ndryshime) nëse investohet më shumë te vajzat adoleshente

– ##EndChildMarriage (Jepinifundmartesavetëfëmijëve) dhe sigurojini më shumë arsimim vajzave

– ##DayoftheGirl(Dita e Vajzës): ngrihuni, ngrini zërin, jini udhëheqëse të patrembura dhe zëdhënëse të ndryshimit

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb