Sot do të jetë një ditë e veçantë për basketbollin kosovar dhe në veçanti për ekipin e Sigal Prishtinës. Skuadra kryeqytetase do të bëjë debutimin historik në Ligën e Kampionëve.

Në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, skuadra më e titulluar në Kosovë dhe tashmë me një eksperiencë në arenën ndërkombëtare, do të ndeshet me bjelloruset e Tsmoki Minsk.

Basketbollisti më i mirë në radhët e Sigal Prishtinës, Dardan Berisha është i bindur se skuadra e tij do të japë më të mirën në duelin kundër ekipi bjellorus.

Sigal Prishtina- Tsmoki-Minsk do të nisë të martën në orën 18:00, dhe formacioni i trajnerit Kandemir mbetet optimist për një rezultat pozitiv ndaj ekipit që më parë ka luajtur nën emblemën e Bashkimit Sovietik.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb