Lionel Messi feston sot ditëlindjen e 31 të tij i grumbulluar me kombëtaren argjentinase për Botërorin që po mbahet në Rusi.

Një pastiçeri në Moskë ka vendosur të shfrytëzojë rastin dhe ti bëj një dhuratë të veçantë ‘pleshtit’ i cili nuk po kalon një moment të mirë me kombëtaren.

Ata kanë bërë një skulpturë imazhin e tij duke përdorur çokollatë. Mësohet se për ndërtimin e saj është dashur një javë kohë. Skulptura e ngrënshme në fund ka peshuar 60 kg.

5b2f89e0dda4c8ec3c8b463f-470x326

“Ne zbuluam rastësisht se ishte ditëlindja e Messit më 24 qershor. Dhe menduam se pse të mos i bëjmë Leos një dhuratë, një skulpturë me çokollatë për veten. Ne do t’i japim Lionel Messit,”-tha shefi i guzhinës Daria Malkina.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb