Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |
Lajme
Grupet
Rezultatet
Kalendari
RUSI 2018
14:00

Angli - Panama

RUSI 2018
17:00

Japoni - Senegal

RUSI 2018
20:00

Poloni - Kolumbi


“Divorci” me Partizanin, Moxhi me tone të ashpra: Nuk di si krijohet pasuria e klubit

Luçiano Moxhi nuk ka ndërmend të rikthehet në Shqipëri dhe momentalisht është duke vijuar jetën e tij në Itali, duke qenë protagonist në mediat sportive italiane. 80-vjeçari së fundmi është bërë protagonist, pasi ka akuzuar trajneri e Napolit, Mauricio Sarrin, ku sipas tij, tekniku italian nuk ia ka idenë se si ndërtohet pasuria e një klubi. “Big Luçiano” shton se trajneri i napolitaneve nuk ka për të pasur sukses me skuadrën e tij në Europë.

“Juventusi nuk ka pasur kurrë nevojë për aksionerë. Kështu ka ndodhur edhe në kohën time. Sepse fitohen kampionate, Kupa të Italisë, shkohet në finale të Championsit. Ku e di Sarri sa fitohet në finalen e Ligës së Kampionëve? Ai nuk ka shkuar kurrë. Këtë sezon është eliminuar nga Kupa e Italisë, Liga e Kampionëve dhe Liga e Europës.

Në kampionat janë edhe 30 pikë në loojë dhe Napoli nuk mund të nënvlerësohet. Pak më parë kam thënë se Juventusi do fitojë kampionati, pasi e njoh ambientin. Juventusi është ambient, ku duhet fituar patjetër. Te Napoli le të shikohen në pasqyrë që luajnë mirë, por kjo është ndryshe nga Juventusi, ku në pasqyrë shikohet si fitohet. Atë top që i dhanë Insinjes, nëse ia japin Dibalës dhe Higuainit, është gol. Derisa te Napoli të jetë Sarri, ky ekip nuk do të fitojë asgjë” , deklaroi Moxhi për “Sport Italia”.

Burimi: http://www.panorama.com.al/sport/divorci-me-partizanin-moxhi-me-tone-te-ashpra-nuk-di-si-krijohet-pasuria-e-klubit-ky-trajner-ti-harroje-kupat-e-europes/

(BalkanWeb)