SHBA– Jennifer Garner dhe Ben Affleck, një prej çifteve më të famshëm të Hollywood- it diovorcohen pas 10 vjet martesë. Lajmi u bë i ditur nga vetë çifti i njohur në një deklaratë të përbashkët. Sipas tyre bëhet fjalë për një ndarje konsensuale dhe me marrëveshje në gjithçka, përfshirë këtu edhe tre fëmijët e tyre. Çifti thuhet se ka një shumë marramendëse prej 150 milionë dollarësh.
“ Nuk e patëm të vështirë të merrnim një vendim të tillë por do t’i përkushtohemi gjithmonë fëmijëve tanë dhe kërkojmë që të respektoni privatësinë tonë! Faleminderit për mirëkuptimin.” Këto kanë qenë të vetmet fjalë të deklaruar prej Garner dhe Affleck.
Sipas një burimi shumë pranë çiftit, ata jetonin të ndarë prej disa muajsh dhe thashethemet për një ndarje të mundshme ka kohë që qarkullojnë.
Dy aktorët u njohën në setin e xhirimit të filmit, “Daredevil’ në vitin 2004 dhe u martuan një vit më pas në qershor të 2005-ës. Ata kanë tre fëmijë, Violet 9 vjeçe, Seraphine 6 vjeçe dhe Samuel 3 vjeç.

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb