Pas triumfit të shqiptarit Ermal Meta në festivalin e Sanremos, ku u rendit i treti me këngën “Vietato morire” kanë ardhur sulmet raciste në adresë të tij. DJ i njohur italian DJ Aniceto ka nisur sulmet raciste ndaj shqiptarit përmes rrjetit social Twitter.

“Mund të ishte edhe Fiorello, por më duket e pavend që Sanremon ta fitojë një ekstrakomunitar”- ka shkruar DJ italian. Por pas kësaj është përgjigjur këngëtari shqiptar i cili e konsideron si një budallallëk mendimin e DJ Aniceto, ndërsa sulmet kanë vijuar edhe më tej.

“I dashur Ermal Meta, e kuptoj arrogancën e fituesit, por ama nuk është faji im se ti ke lindur në Shqipëri”- ka shkruar DJ Aniceto. Pas kësaj ka reguar sërish këngëtari shqiptar i cili e krahason atë me testikujt.
DJ
“Nëse do të zhvillohej një kampionat bo…, ti do të renditeshe i dyti. E di përse? Sepse je një bo…! – shkruan Ermal Meta, koment i cili ka shkaktuar të qeshura te ndjekësit e tij.
MEta

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: