Gjatë shtatorit dhe tetorit disa prej vajzave të njohura të ekranit si Floriana Garo, Zaimina Vasjari dhe Amarda Toska pranuan se ishin në pritje të ëmbël. Ok, në rastin e Amit lajmin do ta jepte Ermali, i cili nuk do të nguronte të publikonte në Instagram një foto të testit shtatzënisë.

Por, ndërsa kanë kaluar disa kohë të gjithë janë kuriozë të dinë edhe gjininë e bebeve VIP që pritet të lindin gjatë 2018-ës. E ftuar në eventin e make-up artistit të njohur Ariel Tejada, Ami ka pranuar të flasë për mikrofonin e ”Thumb”.
Teksa u pyet për përrallën e Rapunzel, Ami u përgjigj: “Rapunzelin nuk e njoh mirë si histori, kur të na vijë në jetë goca, atëherë do t’i njohim të gjitha historitë e princeshave”. Ding-dong, të jetë vallë e vërteta apo thjesht një kamuflim?

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: