TIRANE- Alexander Soros, djali i manjatit amerikan George Soros prej tre ditësh ndodhet në Tiranë dhe ashtu siç dyshuam ditën e parë të vizitës së tij, ai s’ka ardhur krejt pa qëllim në Tiranë.

Me anë të një fotoje të postuar sot në Instagram Alex na tregon se është takuar sot me kryeministrin e vendit Edi Rama, takimi i dytë mes tyre, pas atij të SHBA. I pari i qeverisë e ka pritur në zyrtë djalin e multimiliarderit, të “etiketuar” shpeshherë si sponsor i Ramës.
WhatsApp Image 2017-11-24 at 16.43.47
Me një statusi të shkurtër në Instagram, Alex e cilëson Ramën një kryeministër vizionar dhe po ashtu jep përshtypjet më të mira për zyrën e tij.

“Ishte e mrekullueshme të takoja kryeministrin vizionar Edi Rama në Tiranë, në zyrën e tij unike, më e veçanta e një kryeministri. Çfarë duhet të presim më pak nga një artist bashkëkohor, shkrimtar dhe ish-lojtar profesionist në basketbolli!” shkruan Alex Soros në Instagram.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: