Giovanni Simeone, djali i trajnerit të Atletico Madrid, Diego Simeone, ka deklaruar se herët apo vonë babai i tij do të nënshkruaj me Interin.
“Mendoj se një ditë të afërt babai im do të nënshkruajë për Interin”, tha Giovanni ‘Cholito’ Simeone për Onda Cero në Spanjë.
“Të paktën unë me të vërtetë shpresoj se ai do ta bëjë këtë. Ai është i lumtur te Atletico Madrid, nga ajo që unë mund të shoh, por ndoshta në të ardhmen mund të ndodhë të shkojë te Interi”, përfundoi sulmuesi i Genoas.

(BalkanWEb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: