UASHINGTON– Djali i madh i presidentit amerikan, Donald Trump i Riu, filloi sot seancën me dyer të mbyllura të pyetjeve në Kongres përpara një komision hetimor mbi ndërhyrjet e dyshuara të Rusisë gjatë fushatës presidenciale amerikane.

Ky pyetësor do të zhvillohet në të njëjtën formë si ai që iu bë dhëndrit të presidentit, Jared Kushner, i cili dha shpjegime në korrik mbi lidhjet me Rusinë para dhe pas zgjedhejve, përpara Komisionit të Shërbimeve Sekrete në Dhomën e Përfaqësuesve dhe në Senat.

Komisioni kërkon të hedhë dritë mbi ekzistencën ose jo të një bashkëpunimi mes anëtarëve të ekipit të fushatës së republikanëve dhe Rusisë kundër Hillary Clinton.

Donald Trump I Riu, 39 vjeç, pranoi në korrik se kishte takuar vitin e kaluar një avokate që i ishte prezantuar si një e dërguar e qeverisë ruse dhe se posedonte informacione potencialisht kompromentuese mbi Hillary Clinton.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: